Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural » AKU MBYLL SUBJEKTIN NË SHKODËR, TREGTONTE DHE PRODHONTE NË KUSHTE JO HIGJENO-SANITARE
Postuar më: 08/05/2018

AKU MBYLL SUBJEKTIN NË SHKODËR, TREGTONTE DHE PRODHONTE NË KUSHTE JO HIGJENO-SANITARE

AKU MBYLL SUBJEKTIN NË SHKODËR, TREGTONTE DHE PRODHONTE NË KUSHTE JO HIGJENO-SANITARE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë inspektimit ditën e djeshme në Shkodër ka konstatuar shkelje në  subjektin “CULIQI”, me objekt “Përpunim, konservim, ambalazhim fruta-perime” dhe kanë vendosur mbylljen e aktivitetit si dhe masa administrative me 2.400 000 lekë gjobë në total. Trupat inspektues e Drejtorisë Rajonale Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Hetimit Tatimor dhe Krimit Ekonomik kanë konstatuar se ky subjekt prodhonte dhe tregtonte në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme dhe për këtë fakt i është dhënë dënimi administrativ me 500 000 lekë. Kjo nuk ishte e vetmja shkelje që i është gjetur këtij suvjekti nga ispektorët e AKU-së pasi i mungonte plani i vetëkontrrolit HACCP dhe për këtë është dënuar me gjobë prej 200 000 lekë, gjithashtu subjektit nuk i funksiononte sistemi i gjurmueshmërisë dhe për këtë ka marrë një tjetër dënim administrativ me 2000 000 lekë.  Subjekti “CULIQI” me numër NIPT- K56613003T dhe i liçensuar për Përpunim, konservim, ambalazhim fruta-perime kryente proçese të tjera pa liçensë si : Ambalazhimin e vajit të sallatës, ullirit dhe prodhimin e majonezës dhe për pasojë janë marrë sërish masa administrative prej 1000 000 lekë.

Inspektorët e AKU-së kanë gjetur në ambjentet e subjektit 20 vazo x 200gr mjaltë jashtë afateve të përdorimit dhe për hedhjen në treg të ushqimeve të pasigurta subjekti ka marrë një tjetër masë administrative me 500 000 lekë gjobë.  Nga trupat inspektuese të DRAKU-së Shkodër u morën 24 mostra për analiza në laborator dhe u bllokuan sasitë e produkteve gjendje  27144 kg  deri në daljen e përgjigjeve të analizave.Për sasitë e produkteve të pasigurtë sa më sipër janë bllokuar dhe do asgjësohen.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon çdo qytetar që ndeshet me  ruajtjen, tregtimin, apo transportimin e ushqimeve të çdo lloji, në kushte të papërshtatshme në adresën: info@aku.gov.al, si dhe pranë portalit te bashkëqeverisjes, Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.