Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural » Financimi në bujqësi
Postuar më: 30/06/2018

Financimi në bujqësi

Fondi i garancisë për kreditë rurale 
“Fondi i garancisë për kreditë rurale”, (RCGF) i finacuar nga BE, KfW dhe Qeveria e Shqipërisë do të shtohet me 5 milionë euro të tjera. Fondi i Garancisë synon që fermerët, nëpërmjet kredive të ofruara me kushte lehtësuese, të mbulojnë pjesën e mbetur të financimit (rreth 50%), që nuk mbulohet me grantet e përfituara nga Skema kombëtare e mbështetjes financiare, e cila këtë vit kishte në dispozicion të saj 20 milionë euro. Ky fond gjatë viteve 2015-2017, ka dhënë rreth 1000 kredi, për një vlerë mbi 3 milionë euro. RCGF-ja do të rifillojë shumë shpejt në bashkëpunim me disa banka partnere, kreditimin e aktorëve të interesuar në sektorin bujqësor.Ndër të tjera, ministri Peleshitheksoi se “ky fond garancie, që sot quhet i suksesshëm, sepseka dhënë mbi 1200 kredi, i bën bankat të jenë më dorëlëshuaradhe me kushte, kritere më favorizuese. Pra, më me pak kolateral dhe norma interesi më të ulta.”