Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural » Mbështetje për agroturizmin
Postuar më: 30/06/2018

Mbështetje për agroturizmin

Rihapet thirrja për mbështetjen e bujtinave
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) ka rihapur thirrjen për mbështetje ndaj bujtinave dhe agroturizmit. Aplikimet do të vazhdojnë deri në datën 15 korrik 2018. Siç është bërë publike qeveria shqiptare ka miratuar një paketë masash lehtësuese fiskale për agroturizmin, duke e trajtuar një strukturë agroturistike, si një hotel me 5 yje, përsa i përket barrës fiskale. TVSH-ja nga 20 % eshtë ulur në 6 %, taksa e tatim-fitimit nga 15 % në 5 % dhe taksa e ndikimit në infrastrukurë është bërë zero. AZHBR do të hapë gjithashtu nga data 20 korrik deri në 10 shtator 2018, aplikimet për thirrjen e masës, për përmirësimin e ekosistemeve malore, shtimin e burimeve pyjore, dhe të kullotave blegtorale, si dhe në parandalimin e errozionit dhe përmbytjeve. Duke vënë në dispozicion të fermerëve apo shoqatave të përdoruesëve të pyjeve për mbrojtjen dhe shtimin e pyjeve dhe kullotave 2.3 milionë euro.