Postuar më: 12/10/2018

Panairi Shqipëria punon tokën, edicioni i dytë, nesër dhe pasnesër në sheshin Nënë Tereza

Edicioni II –të i Panairit “Shqipëria punon token”, panairi më i madh i bujqësisë në Shqipëri

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dhe Shoqata e Industrialistëve Ushqimorë me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës organizojnë në sheshin “Nënë Tereza”,edicionin e dytë të panairit më të madh të bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit “Shqipëria punon tokën” në datat 12 dhe 13 tetor 2018. Panairi që vjen për të dytën herë rradhazi pas suksesit të vjetshëm, është panairi më i madh bujqësor dhe blegtoral, i cili do të sjellë aromën e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend. Në këtë edicion do të jenë pjesëmarrës rreth 659 fermerë nga e gjithë Shqipëria, 70 sipërmarrje ushqimore dhe 39 bashki. Hapësira ekspozuese prej 23400 m2 në zemër të Tiranës do të kthehet në arenën më të madhe ekspozuese të produktit, traditës, muzikës dhe kulinarisë shqiptare, ku mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura.

Më poshtë gjeni axhendën e evenimentit më të madh të bujqësisë shqiptare.

Axhenda PANAIRI SHQIPERIA PUNON TOKEN