Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural » Peleshi: 90% e fermerëve aplikues janë shpallur fitues paraprakë – Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi
Postuar më: 14/05/2018

Peleshi: 90% e fermerëve aplikues janë shpallur fitues paraprakë – Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi

Peleshi: 90% e fermerëve aplikues janë shpallur fitues paraprakë - Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi

Gjatë një bashkëbisedimi të hapur me banorët e njësisë administrative Dvoran, qarku Korçë, në kuadër të takimeve turit të llogaridhënies publike, ministri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi është shprehur me tone shumë optimiste në lidhje me gjithë proçesin e skemës kombëtare të mbështetjes financiare, e cila jashtë çdo parashkimi, ka nxjerrë fitues dhe përfitues të granteve dhe subvencioneve një pjesë shumë të madhe të aplikuesve.   Numri i kënaqshëm i aplikuesve, është dëshmia e një proçesi të rregullt, të thjeshtë dhe shpresëdhënës për ngritjen, fuqizimin dhe modernizimin e ekonomisë rurale në vend.

“Ministria e Bujqësisë sapo ka përmbyllur “Thirrjen” dhe ka marrë aplikimet për Skemën kombëtare financiare të subvencioneve dhe granteve që ishte 20 milionë euro këtë vit. Pothuasje, gjysma e tyre më shumë se 50% shkon për subvencionet e fermerëve dhe blegtorëve dhe pjesa tjetër shkon në investimet në agropërpunim, magazinim, linja prodhimit. Patëm një numër të lartë, të kënaqshëm aplikimesh, 30% më shumë se vitin e kaluar, edhe sepse ju mund ta konfirmoni, një pjesë e madhe këtu ka aplikuar. Aplikimi ishte shumë i thjeshtë këtë vit, ishte vetëm me kartë identiteti.”

 

Por, suksesi i kësaj skeme është padyshim shpallja e fitueseve.

“Unë dua t’jua them të gjithë atyre që aplikuan në mollë psh, meqënëse këtu jemi në vendin e mollëve, kanë fituar të gjithë, 100%. Të gjithë ata që shkuan dhe aplikuan për mbjellje të reja për mollë, kanë fituar, pra janë shpallur fitues. Në total pothuajse 90 % e aplikantëve janë shpallur fitues dhe për masat e tjera, siç është vaditja me pika, apo investime të tjera në fermë, apo për matrikullimin, ata që kanë aplikuar për rimbursimin e qumështit, atë 100 lekëshin për litër të qumështit. Pra, numri i fituesve në raport me aplikantët është shumë i lartë këtë vit.”

Ministri Peleshi, sërisht ka bërë thirrje për një besim më të madh në skemat dhe politikat që po ndërmerren, sepse vetëm kështu do të mund të rigjallërohet dhe të modernizohet bujqësia shqiptare. Shumë shpejt do të hapet “thirrja e parë” për Programin IPARD, që do të thotë një mundësi e artë për të gjithë fermerët, agropërpunuesit, blegtorët etj.

 

 Listën paraprake të fitueseve e gjeni këtu