Postuar më: 23/04/2018

Peleshi: Fondi i garancise në bujqësi dhe programi IPARD, energjia e re e bujqësisë

Peleshi: Fondi i garancise në bujqësi dhe programi IPARD, energjia e re e bujqësisë

Pjesë e axhendës së  takimeve të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi në qarkun e Vlorës, ka qenë dhe vizita në një stabiliment të përpunimit të peshkut dhe akuakulturës. Ky takim është zhvilluar në kuadër të strategjisë për orientim dhe informin të biznesit, shoqatave të bizneseve, dhomave të tregtive, fermerëve dhe agropërpunuesve për skemën IPARD-it, dy masa të cilës do të hapen gjatë muajit maj.

Ministri Peleshi bëri një përmbledhje të këtij programi duke përmendur më tej edhe mundësitë e tjera që ofron fondi i garancisë.

“Pra masa e parë janë investime në fermë, që mbështeten nga 50 -70 %, për investime maksimalisht 500 mijë euro. Masa e dytë janë investime në përpunim, agropërpunim, përpunimin e peshkut, akuakulturës, meqënëse jemi dhe këtu tek Muharremi. Mbështeten investimet deri në vlerën 2 milionë euro, me 50 – 60 % të masës së investimit në grant. Masa e tretë është diversifikimi i ekonomisë, ku futet agroturizmi, përpunimi i bimëve medicinale, edhe disa proçese të tjera, ato mbështeten për investime deri në 400 mijë euro, me 50 apo 60 % të vlerës së investimit. Dy masat para do të shpallen në maj, masa e tretë, e diversifikimit të ekonomisë, pra e agroturizmit etj, do të shpallet në shtator.”

Minsitri ka shpjeguar në detaje se si kjo mbështetje mund të kombinohet me fondi e Garancisë.

“Për kreditë kemi një fond, që quhet Fondi i Garancisë, ku janë tri, katër banka. ……. Në këto katër banka, janë pjesë e marrëveshjes me qeverinë dhe me BERZH-in, ne mbështesin riskun, që do të thotë që këto banka janë më të prirura dhe më “dorëlëshuar” për dhënien e kredive me interesa të më mira, dhe pa shumë kushte.”