Postuar më: 24/04/2018

Peleshi: Shumë shpejt fillon programi prej 23 milionë euro për ujitjen dhe kullimin

Peleshi: Shumë shpejt fillon programi prej 23 milionë euro për ujitjen dhe kullimin

Projektet e Bankës Botërore janë instrumente të domosdoshme për zhvillimi rural në Shqipëri. Falë këtyre projekteve dhe këtij bashkëpunimi sot kemi të sistemuara dhe rehabilituara rreth 24300 ha tokë bujqësore në gjithë vendin, dhe priten të shtohen edhe 16500 ha tokë në Lushnjë, Konispol, Kuçovë, Maliq dhe Has. Lidhur me këtë tematikë gjatë vizitës në qarkun e Fierit, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, ka bërë dhe një ndalesë në stacionin e pompimit të fshatit Sulzotaj, i cili është pjesë e skemës të sapo rehabilituar të Divjakës. Ky është një investim i mbështetur nga Banka Botërore, prej 4.2 milionë euro dhe që ka sistemuar rreth 2800 ha tokë bujqësore. Duke bërë një prezantim të shkurtër të punës, Ministri ka bërë publik lajimin për fillimin brenda këtij viti, të dy projekteve të rëndësishme.

“Do fillojmë dy projekte të mëdha, të fuqishme, brenda këtij viti. Një projekt që ka të bëjë me rehabilitimin e dy skemave, dy degëve që furnizohen nga dega e Krutjes, rezervuari i Thanës. Njëra prej tyre furnizon zonën e Libofshës me ujë, dhe vendos nën ujë 1300 ha, ndërsa dega tjetër furnizon një zonë prej 300 mijë ha në Divjakë, ndërkohë me projektin shtesë të Bankës Botërore, që për pak kohë, brenda majit shpresoj do të ratifikohet në Parlament, një program prej 23 milionë euro, një pjesë e mirë e të cilit, përfitohet nga kjo zonë, nga qarku i Fierit dhe një pjesë në zonën e Konispolit. Nga ai projekt ne do të shtojmë dhe 12 mijë ha të tjera. Janë dy degë, dega e Çukasit dhe dega e Lushnjës, furnizohen përsëri nga rezervuari i Thanës, që do të rehabilitohen me këtë formë. Në këtë mënyrë, ne shënojme krahas projekteve të tjera të realizuara në këto vite, me një sipërfaqe pothuasje rreth 30 mijë ha të vendosur nën ujë.”

 

Qarku i Fierit është zona më intensive bujqësore në Shqipëri. Në këtë qark janë financuar më shumë se 20 projekte të ujitjes dhe kullimit. Argument, i cili vazhdon të mbetet ende i mprehtë, mbetet ai përmbytjeve.

“Ndërkohë, sfida tjetër, veç kullimit dhe ujitjes, është dhe ajo nga përmbytja. Kur kemi probleme të mëdha, me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit kemi bërë disa ndërhyrje, brenda mundësive buxhetore që kemi, por ndërkohë kemi analizuar të gjitha pikat e nxehta, që rezultuan edhe pas dy përmbytjeve qe kemi patur në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të vitit aktual. Këto ditë që po flasim, një grup shumë interesant dhe shumë i kualifikuar prej 10 ekspertësh nga Agjencia Kombëtare e Ujit e Turqisë, mundësuar nga qeveria turke, është duke punuar intensivisht, duke inspektuar të gjitha hotspotet tona dhe do të na japë një dorë të fortë për realizimin e këtyre projekteve.”

Ka përfunduar ministri.