Postuar më: 30/06/2018

Reforma në shërbimin veterinar

Veteriner në çdo njësi administrative 
Çdo njësi administrative në vend, do të ketë të paktën një veteriner, që do të mbulojë zonën dhe problemet që mund të lindin ose ndeshen, duke filluar që nga matrikullimi, bërja e vaksinave etj. Do të jenë këta veterinerë, përgjegjës kryesorë për mbarëvajtjen e këtyre proçeseve. Ndryshimet e fundit të ligjit për veterinarinë dhe atij të ushqimit, adresojnë një problematike të vjetër, mbivendosjen e kompetencave të kontrollit mes AKU dhe Drejtorive rajonale të bujqësisë. Kontrolli sot kalon plotësisht tek AKU, ndërsa Agjencitë e reja të Shëërbimit Veterinar do të fokusohen tek mirëqenia e kafshëve. Përsa i përket shërbimit të ekstensionit, shumë shpejt do të hapet Drejtoria e Përgjithshme Rajonale e Agjencisë së Zhvillimit të Shërbimeve të Këshillimit ndaj Fermerit. Në fjalën e tij, ministri Peleshi u shpreh se “Reforma ka dhe një element tjetër. Do ta dyfishojë a më shumë numrin e veterinerëve. Dhe do të synojmë, do të bëhet fakt, çdo njësi administrative do të ketë veterinerin e vet. Të paktën një veteriner, që çdokush do ta dijë se kush e mbulon, kush është veterineri përkatës. Në qoftë se ndodh një problem: nuk ka matrikullim, nuk janë bërë vaksinat, për çdo dështim në këtë fushë dihet që përgjegjësinë e ka veterineri i zonës”.