Postuar më: 31/07/2018

Siguri ushqimore

Rritje cilësisë së ushqimit për grupe të veçanta konsumatorësh
Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në prani të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Niko Peleshi u nënshkrua “Marrëveshja e Bashkëpunimit” ndërmjet Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë ushqimore në ndihmë të kategorive të konsumatorëve me ndjeshmëri të veçanta shëndetësore dhe nutritive si në çerdhe, kopshte, konvikte shkollore, spitale, azile, etj. Kjo marrëveshje ka si qëllim bashkëpunimin ndërmjet palëve në funksion të rritjes së impaktit në garantimin e sigurisë ushqimore duke vendosur disa standarde me qëllim rritjen e cilësisë së ushqimit për grupe të veçanta të konsumatorëve që janë nën kujdesin dhe përgjegjësinë e këtyre autoriteteve kontraktore, por shërbejnë dhe si model referues edhe për subjekte të tjera që ushtrojnë këtë lloj aktiviteti.