Postuar më: 14/05/2018

Turin e takimeve të llogaridhënies publike, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi e ka vazhduar në qarkun e Korçës

Turin e takimeve të llogaridhënies publike, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi e ka vazhduar në qarkun e Korçës

Turin e takimeve të llogaridhënies publike, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi e ka vazhduar në qarkun e Korçës, në zonën e Drenovës me banorët e kësaj zone. Gjatë një bashkëbisedimi të hapur, z. Peleshi  informoi mbi punën e bërë gjatë këtyre muajve, duke u ndalur veçanërisht në projektet, sfidat dhe sektorët më të rëndësishëm ku është përqendruar vëmendja e këtij dikasteri. Për ministrin Peleshi llogaridhënia është një proçes që duhet të bëhet sy më sy në mënyrë që dhe impakti të jetë me i madh dhe më frytëdhënës.

“Jam duke i zhvilluar këto takime të ngjashme në të gjithë Shqipërinë. Do të ketë rreth 400 takime si ky në gjithë Shqipërinë dhe unë personalisht do të takojë banorët e çdo njësie administrative.

“Kemi gjykuar që është më mirë që ky diskutim, kjo llogaridhënie të bëhet sy ndër sy. I japim mundësi gjithkujt që do të komunikojë drejtëpërsërdrejti apo të ngrejë dhe zërin, pra nuk jemi për duartrokitje, jemi më shumë për probleme, duke i patur ballë për ballë edhe ministrin edhe kryetarin e Bashkisë, edhe kryetarin e Qarkut, Administratorin dhe të gjithë drejtuesit rajonalë dhe lokalë.”

Gjatë takimit Ministri është fokusuar veçanërisht te prgrami IPARD, çelja e Thirrjes së Parë, pritet të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim dhe programi 100 fshatrat. Sfida e programit ambicioz  100 fshatrat shtrohet në atë që gjatë këtij 4 vjeçari të ndërhyhet në këto 100 fshatra të përzgjedhura dhe ndryshimi në infraktukturë, shërbime etj. të jetë i dukshëm. Ministri i ka ftuar të gjithë fermerët, agropërpunuesit, sipërmarrësit në bujqësi të aplikojnë sa më shumë në programin IPARD si një mundësi reale për realizimin e projekteve potenciale zhvillimi si për individin dhe kompanitë e ndryshme, por dhe për ekonominë e vendit.

“Pra, duke filluar nga ky vit, ne kemi një hapësirë më shumë se 100 milionë euro për të financuar investime në bujqësi, agropërpunim, agroturizmi, përpunim bimësh medicinale dhe gjithë gamën e këtij sektori.

“Kini me shumë besim të aplikoni më tepër, sepse mundësitë janë dhe tani është “kthyer pllaka”. Tani nuk ankohemi më, për burime financiare, tani përpiqemi si t’i përthithim këto burime financiare. Paratë i kemi, por duhet të gjendet rruga, si të shkojme tek fermeri, tek investitorët, tek agropërpunimi etj. “